Domate të mbushura me oriz
- 8 domate
- 8 luge oriz
- 5 patate
- vaj ulliri
- borzilok, rigon, piper, kripe
- majdanoz i grire
Përgatitja:
Lani domatet, me pas pritni pjesën e sipërme te tyre, e cila do te behet pjesa mbuluese e domateve te mbushura. Boshatisni me kujdes tulin e domates. Tulin qe përftuat futeni ne misker duke shtuar borzilokun, rigonin, majdanozin, vajin, piperin dhe kripen. Pasi te keni përgatitur salcën, lëreni orizin te marinohen ne te për rreth një ore e gjysme. Me pas mbushni domatet me përbërjen dhe vërini sipër pjesën qe mbajtët ne një ane. Ndërkohë, lani dhe qëroni patatet, pritini ne copa dhe vërini ne një ene bashke me domatet e mbushura dhe futini ne furre, rregullojini me kripe dhe vaj dhe lërini ne furre për rreth një ore me 200′C. Vërini ne pjate dhe shërbejini
Makarona me krem specash
Posted on /31/2014 by FLORIMI in Kuzhina jonë with 0 Komente Përbërësitmakarona
600 gr makarona pene
5 speca të kuq dhe të verdhë
1 kuti me ajkë kuzhine
3 lugë me vaj ulliri dhe kripë
Qëro specat, priji fije-fije, kriposi dhe zieji në një tigan me vajin. Pasi të jenë zier, kaloji në kullesën e zarzavateve në mënyrë që të ndahet tuli nga lëkura. Përzieje ajkën e kuzhinës me kremin që është bërë dhe hidhja makaronave që sapo i ke kulluar.
Mish viçi me bizele
• 500 – 600 gr. mish viçi
• 800gr. bizele
• 1 qepë
• 1 karotë
• 1 domate
• 1 spec
• 1 dl vaj
• Majdanoz, kopër
• Kripë, biber I kuq, biber I zi
Përgatitja:
Për këtë gjellë mishi i përshtatshëm është i shpatullës. Pasi hiqen kockat, lahet e fshihet, pritet në racione dhe lihet të kullojë.
Copëzat e mishit të viçit i kavërdisim me qepë, spec, karotë, kripë, biber të zi dhe biber të kuq.
Shtojmë bizelet dhe ujin e nxehtë pak nga pak dhe ashtu i lëmë të zihen për afër një orë e gjysmë.
15 min para se bizelet t’i largojmë nga zjarri ia shtojmë domaten e grirë.
Bizelet servohen të nxehta në kombinim me pilaf, patate të skuqura dhe perime të ndryshme.
Oriz i ftohtë me perime
- 300 gr oriz
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhe
- 80 gr bajame me kripe
- disa kërpudha
- 1 limon
- 100 gr bizele
- 100 gr proshute koto
- disa gjethe nenexhik
- vaj
- aceto
- kripe, piper
Përgatitja
Sallatë me oktapod dhe patate
- 1 kg oktapod
- 1 kg patate
- 1/2 limon
- 1 tufëz majdanoz
- selino
- 2 luge vaj ulliri
- kripe, piper
Përgatitja
Pastroni oktapodin dhe lëreni te zieje për rreth 40 minuta, ndërkohë ne një ene tjetër zieni patatet. Kulloni oktapodin dhe priteni ne copa te vogla, gjithashtu dhe patatet e ziera, pritini ne feta. Ne një sallatier hidhni copat e oktapodit dhe patatet, selinon te prere ne kuba te vegjël. Rregullojini me vaj, lëng limoni, kripe dhe piper dhe zbukurojini me majdanoz te grire. Përziejini mire dhe shërbejen
Byrek me spinaq
Për 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe
vendosen3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
2 filxhan makarona të pa ziera
1 lugë supe vaj ulliri
450 gr file mishi, të prera në copa të vogla
1/2 lugë çaji piper i zi
1/4 lugë çaji, kripë
1 filxhan verë të bardhë të thatë
3 lugë supe sosë mustarde (senf)
2 lugë supe ujë
FILE MISHI I KUQ ME SOS MUSTARDE
2 lugë çaji miell misri
Metoda e përgatitjes
Gatuaji makaronat sipas të dhënave që janë të pakon e tyre, duke u shtuar kripën dhe vajin kulloji.
Përderisa të gatuhen makaronat, të nxehet vaji në një tigan të madh që nuk ngjitet ushqimi, në temperaturë mesatare deri në të lartë. Të marinohet mishi duke I hedhur kripë dhe piper. Vendose mishin në tigan, të gatuhet për 5 minuta, duke i kthyer njëherë.
Kombinoje venën dhe mustardën; derdhe në tigan. Mbuloje dhe të ulet temperature, të zihen për 10 minuta. Largoje mishin nga tigani; mbaje të nxehtë.
Kombinoje ujin me miell misri në një enë të vogël. Derdhe miellin e misrit në tigan; të lihet tigani I tillë deri sa të vlojë, dhe të gatuhet për 1 minuta apo deri sa të trashet masa.
Mund ta shërbeni mishin me sos dhe me makarona.
Torta zeber me cokollate
* 300 gr miell
*150 gr niseshte patateje
*130 ml qumesht
*150 gr gjalpe
*6 veze
*210 gr sheqer
*pak vanilje pluhur
*1 pako maja per embelsira
*40 gr kakao pluhur
*pak kripe te holle
Pergatitja:
Ne nje ene te madhe hedhim sheqerin dhe gjalpin ne temperature ambienti.Me pas hedhim vezet dhe pak kripe e vazhdojme ti rrahim.Shtojme dhe miellin,110 gr niseshte vanilje dhe maja-ne.
Me pas shtojme dhe qumeshtin.E trazojme mir.e ndajme masen e pergatitur ne 2 pjese te barabarta.Ne njeren shtojme kakao ne tjetren niseshten e mbetur.Marrim nje tave te rrumbullaket e lyejme me pak miell e gjalpe qe te mos ngjitet e fillojme te hedhim ne te dy luge me perberjen e bardhe,siper hedhim 2 luge nga ajo me kakao,me pas perseri 2 luge te bardhe e vazhdojme keshtu me radhe derisa te mbaroje e gjith pergatitja.E pjekim torten ne furre 180 grad C perreth 40 minuta…
Eshte shum e shijshme…
Tortë me kafe dhe arra
* 3 vezë
* një lugëz kakao
* 3 lugë arra
* 3 lugë miell
* 3 lugë sheqer
Për mbushje:
* 250 g sheqer
* 1 të verdhë të vezës
* 2 filxhanë kafe të zier
* 250 g margarinë
Përgatitja:
Arrat imtësohen, tunden të verdhat me sheqer, u shtohet mielli, niseshteja, kakaoja dhe shkuma e të bardhëve të vezëve. Kjo masë qitet në kallëp të rrumbullakët për torta dhe piqet për 40 minuta në 170 shkallë C.
Tunden vezët me sheqer, shtohet margarina e shkrirë, kafeja, dhe kujdesshëm bashkohen. Kjo masë vihet në temperaturë të ulët dhe ngadalë, përzihet derisa të trashet.
Brumi pritet në dy ose tri shtresa dhe secila shtresë lyhet me krem. Në temperaturë të ulët shkrihet sheqeri me pak ujë, përzihet dhe lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe me anë të duarve formohet një lloj topi. Kjo masë qitet në tenxhere dhe zihet në temperaturë të ulët, pa vluar. Në fund shtohen kafeja dhe uiski.
Torta lyhet me glazurë dhe dekorohet me kokrra të kafesë.
Sarma me lakra turshi
1 kokë lakre turshisarma
1 kg mish të bluar
2 qepë
1 gotë oriz
150 gr tlyn ose vaj
1 lugë gjelle kripë
Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
Biber t’zi (1 lugë qaji)
Përgaditja:
Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e zi dhe biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe shije të veqant, pastaj ua shtojmë një gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë 2-3 orë . Sarmat e ziera mund ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.
Speca te mbushur me perime
8 speca të mëdha të kuq për të mbushur
4 speca të verdhë (në mungesë jeshile)
4 qepë
2 kungulleshka
1 fije çaji kërpudha (të freskëta, ose konserve)
majdanos, kripë, piper, vaj ulliri
I pastrojmë specat dhe i presim në mes. Presim në copa të vogla majdanosin. Presim perimet në copa të vogla dhe i përziejmë në një tas me vaj ulliri, majdanos, kripë e piper. Mbushim specat me këtë mbushje dhe i vëmë në një pireks.
I pjekim në 180 gradë për 30 minuta, gjersa të marrin ngjyrë.
Serviren të ngrohta të shoqëruara me djath të bardhë.
Musaka me brokoli
* 2 brokoli të mëdhenj
* 500 gramë mish i bluar viçi
* 1 kokë qepë
* 2 decilitra lëng domatesh
* 1 lugë e vogël piper i kuq i bluar
* 250 gramë kërpudha
* 3 vezë
* 2 decilitra ajkë
* 4 decilitra qumësht
* 5 lugë vaj
* erëza të përziera, kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Brokoli pastrohet, ndahet në lule dhe zihet pakëz në ujë me kripë. Pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.
2. Qepa pritet në katrorka, ndërsa kërpudhat priten në rriska.
3. Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të fitojë pamje të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i bluar i viçit. Kohë pas kohe, gjatë kaurdisjes, shtohet lëng domatesh, derisa të zbutet mishi.
4. Shtohen piperi i kuq i bluar, kërpudhat, erëza sipas shijes dhe vazhdohet me kaurdisje derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shter lëngu i tepërt.
5. Ena rezistuese ndaj zjarrit Iyhet me vaj dhe fundi i tavës mbulohet me gjysmën e brokolit. Përmbi brokoli shtrihet mbushja nga mishi dhe, përmbi mish, hedhet gjysma e brokolit tjetër të mbetur.
6. Në enë të veçantë tunden vezët, ajka dhe qumështi. Kjo përzierje derdhet përmbi brokoli. Tava shkundet pakëz në mënyrë që përzierja me vezë, qumësht e ajkë të shpërndahet njëtrajtshëm.
Këshillë shtesë: Brokoli zihet pakëz në ujë me kripë, sa të mos shpërbëhet gjatë kaurdisjes.
Picë me djathë dhe domate
* 1 lugë gjelt:e prerë hollë le me vaj ulliri
* 1 kokërr qepë e vogël
* 1 thelb hudhre i shtypur
* 300 ml salcë domatesh
* 1 lugë gjelle me pure domatesh
* 1 lugë çaji borzilok i tharë
* gjysmë luge gjelle sheqer
* pak kripë dhe piper i zi
* 125 g djathë ‘mozzarella’ i prerë në feta
Përgatitja:
Në një tigan hidhni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe hudhrën në të për pesë minuta, derisa qepa të bëhet e tejdukshme.Shtoni sa
Lëreni salcën në nxehtësi edhe për 5-10 minuta, ose derisa ajo të trashet pak.lcë n dhe purenë e domateve, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin.Përhapeni salcën mbi bazën e picës.Shtoni sipër djathin.
Vendoseni të piqet në furrë në temperaturën 230 ºC për 15-20 minuta, derisa djathi të nxjerrë flluska dhe të marrë ngjyrë floriri të errët.
Lazanja vegjetariane
1 pako lazanja të freskëta
1 tufë spinaq e pastruar
1 litër qumësht
100 gr gjalpë
100 gr miell
Parmixhan
Arrëmyshk
Përgatitja:
Zieni spinaqin për një minutë, shtrydheni dhe thajeni. Shkrini gjalpin në tenxhere, shtoni miellin dhe qumësht për të përgatitur një beshamel të mjaftueshëm, duke shtuar më pas kripën, arrëmyshkun dhe spinaqin. Në një tavë pjekjeje hidhni një shtresë beshamel me spinaq,shtroni fletët e lazanjave dhe vazhdoni me shtresat duke i alternuar me parmixhanin. Përgatitja duhet të jetë e butë sepse lazanja duhet të qëndrojë e lagur nga beshameli dhe nuk duhet të thahet. Piqeni në furrë të graduar 180 gradë Celsius përreth 30 minut